Shtëpia më e madhe e futbollit, UEFA këtë të enjte ka ndryshuar rregullin e Fair Play Financiar.
UEFA ka miratuar të enjten rregulloret e reja të licencimit për të zëvendësuar rregullat ekzistuese të Fair Play Financiar (FFP), duke lejuar klubet evropiane të bëjnë humbje më të mëdha se më parë, por duke kufizuar shpenzimet për paga dhe transferime.
Siç pritej, organi qeverisës i futbollit evropian vendosi të rishikojë rregullat e FFP-së që u prezantuan në vitin 2010, në mënyrë që të reduktojë borxhet midis klubeve në të gjithë kontinentin.
“Risia më e madhe do të jetë futja e një rregulli të kostos së skuadrës për të sjellë kontroll më të mirë të kostos në lidhje me pagat e lojtarëve dhe kostot e transferimeve,” njoftoi presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin në një konferencë shtypi në Nyon pas një takimi të komitetit ekzekutiv, transmeton lajmi.net.
UEFA tani do t’i lejojë klubet të raportojnë humbje prej 60 milionë eurosh gjatë tre viteve në vend të 30 milionë eurove sa ishte më parë, dhe shifra e lejuar madje do të arrijë në 90 milionë euro për një klub i cili është në gjendje të mirë financiare.
Sipas rregulloreve të reja të UEFA-s, klubet do të detyrohen të kufizojnë shpenzimet për pagat e lojtarëve dhe stafit, transferimet dhe tarifat e agjentëve në 70 % të të ardhurave totale deri në sezonin 2025/26.
“Shkeljet do të rezultojnë me dënime të paracaktuara financiare dhe masa sportive”, tha Ceferin.
Klubet që thyejnë rregullat mund të goditen me ndalime transferimesh, kufizime huazimi, përjashtim nga një kompeticion evropian në tjetrin dhe zbritje pikësh në Ligën e Kampionëve.
Koreja e Veriut heq nga kushtetuta synimin për ribashkim me ...
Tejkaluan në vijë të plotë, gjobiten me nga 200 euro dy shof...
Marrëveshja për Agjencinë e re Kombëtare të Shërbimeve, Rama...
Besnik Tahiri: Qeveria në dorëheqje po tejkalon kompetencat,...
Vjosa Osmani përkujton Fehmi Aganin: Ai i shërbeu atdheut dh...
Avokati i Popullit u dërgon letër Rubios dhe shteteve financ...