Është folur që para një viti në lidhje me akuzat e UEFA-s për kurdisje ndeshjes nga ana e Skënderbeut, që e ka deklaruar që në FSHF ka ardhur një dosje voluminoze nga UEFA me fakte për kurdisje ndeshjes nga kampionia në fuqi.
Por sipas burimeve në FSHF të ‘Shqipëriaime’, Skenderbeu do të dënohet duke u rrezuar nga kategoria për kurdisje ndeshjesh. UEFA e ka dhënë dënimin, por FSHF po pret fundin e sezonit për të mos e dëmtuar kampionatin.
Kjo është edhe arsyeja pse skuadrat si Vllaznia, Luftëtari dhe Flamurtari synojnë me çdo kusht vendin e katërt, që të çon në Evropë me vlerën e vendit të tretë, pas largimit te Skënderbeut nga Superiorja.
Na ngelet të presim vendimin përfundimtar edhe pse gjithçka duket e sigurt, por duhet thënë që asnjë media qoftë online apo vizuale nuk guxon ta postojë këtë lajm që përbën një skandal të rëndë në futbollin shqiptar, i cili akuzohet shpesh për kurdisje ndeshjes.
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...