Federata e Futbollit të Rumanisë ka marrë sërish gjobë nga shtëpia më e madhe e futbollit evropian UEFA.
UEFA ka dënuar rumunët pasi në ndeshjen e Ligës së Kombeve ndaj Lituanisë të zhvilluar më 9 shtator pati thirrje raciste dhe diskriminuese, por u shfaqën edhe banderola nga tifozët rumunë.
Mediat rumune kanë raportuar se Federata e Futbollit të Rumanisë (FRF) është dënuar me një shumë prej 52,500 eurove.
Gjithashtu UEFA ka vendosur që ta mbyll një sektor të stadiumit në ndeshjen e ardhshme të Rumanisë që zhvillohet me Kosovën më 15 nëntor.
FRF do të jetë e detyruar të mbyll një sektor të stadiumit prej 3,000 vendeve për sfidën ndaj Kosovës.
Kujtojmë që tifozët rumunë shpalosën pankarta raciste dhe diskriminuese edhe në ndeshjen ndaj Kosovës një vit më parë, derisa ishin dënuar nga UEFA. /telegrafi/
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK