
MILAN, ITALY - JULY 15: Zlatan Ibrahimovic of AC Milan reacts during the Serie A match between AC Milan and Parma Calcio at Stadio Giuseppe Meazza on July 15, 2020 in Milan, Italy. (Photo by Claudio Villa/Getty Images)
Klubi serb, Crvena Zvezda, është ndëshkuar nga UEFA për fyerjet raciste që ia bëri sulmuesit të Milanit, Zlatan Ibrahimovic gjatë një ndeshjeje në Beograd muaj më parë.
Ibrahimovic ishte i ulur në tribunat e Stadiumit të Beogradit si zëvendësues për ndeshjen e Milanit kundër Zvezdës në Ligën e Evropës në shkurt. Ndeshja duhej të luhej pa tifozë në stadium.
Pamje të publikuara në rrjetet sociale më vonë tregun sesi Ibrahimovic u fye për rrënjët e tij familjare nga Ballkani. 39-vjeçari u lind në Suedi nga prindër prej Bosnjës dhe Kroacisë.
UEFA njoftoi se komiteti i saj disiplinor ka gjetur dëshmi se ndaj Ibrahimovicit u bënë thirrje raciste, fyese dhe provokuese.
Zvezda është dënuar me një ndeshje pa tifozë në stadiumin e vet në garat evropiane.
UEFA e gjobiti klubin serb edhe me 25.000 euro për shpërndarjen e mesazheve provokuese. Nuk është e qartë se kush i ka bërë fyerjet drejt Ibrahimovicit, pasi në ulëset kryesore ishin zyrtarët e klubit serbë dhe të ftuarit, edhe pse klubi e ka pasur të ndaluar të shesë bileta për këtë ndeshje. /Gazeta Express/
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...