Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka ndërmarrë masa ndaj Çekisë.
Kombëtarja e Republikës së Çekisë ishte nikoqire e Kosovës më 14 nëntor në Plzen.
E në atë takim kishte fyerje ndaj kosovarëve si dhe u shpalosën flamuj të Serbisë me qëllim që të provokohen futbollistët dhe tifozët mysafirë.
Gjithashtu në disa raste kishte edhe hedhje të gjësendeve në fushë dhe kjo ka qenë arsyeja që UEFA ka dënuar federatën e futbollit të Çekisë.
Gianluca Rocchi duke kërkuar nga tifozët t’i ndalin fyerjet. (Photo by Thomas Eisenhuth/Getty Images)
“CEDB ka vendosur të dënojë Federatën e Futbollit të Çekisë me 17.750 euro për mesazhe provokuese politike dhe për hedhje të gjësendeve”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.
Edhe futbollistët e Kosovës ishin ankuar tek gjyqtari gjatë ndeshjes për thirrje politike të tifozëve vendas.
Gjithsesi në atë takim çekët kishin triumfuar me rezultat 2-1 pas rikthimit, pasi fillimisht Dardanët kishin realizuar me anë të Atdhe Nuhiut. /Telegrafi/
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...