Penalltia e Julian Alvarez në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Real Madridit ngriti polemika të mëdha.
Argjentinasit iu anulua goli i shënuar në llotarinë e penalltisë për shkak se e preku topin me dyja këmbët, gjë që nuk lejohet, shkruan Arbresh.info.
Reali fitoi me rezultat 4-2 pas penalltive dhe u kualifikuar në çerekfinale. Mirëpo edhe pas ndeshjes u komentua ajo penallti, ku shumëkush e cilësoi të rregullt.
Madje edhe trajneri i Atleticos, Diego Simeone u shpreh i revoltuar në një konferencë për media pas ndeshjes.
Analistë të futbollit, opinionist e shumë tifozë akuzuan gjyqtarët se i bën “nder” Real Madridit.
Gjatë ditës së sotme UEFA ka lëshuar një deklaratë zyrtare sa i përket kësaj çështje duke konstatuar se prekja ishte minimale.
“Edhe pse kontakti ishte minimal, lojtari e ka prekur topin [me këmbën e majtë] para se të gjuante [me të djathtën]. Sipas rregullores, VAR duhej t’i sinjalizonte gjyqtarit që goli të anulohej. UEFA do të hyjë në diskutime me FIFA-n për të rishikuar këtë rregullore, kur prekja e dyfishtë është qartësisht e paqëllimshme” thuhet në reagimin e UEFA-s.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që klubet ankohet për anim në referim ndaj Real Madridit.
15 herë kampionët e Evropës në çerekfinale do të përballen me Arsenalin e Mikel Artetës./Arbresh.info
Në vitin 2025, mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë ...
Blerim Sallahu inkurajon mërgimtarët të votojnë: Kosova ka n...
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do ta dyfishojmë buxhetin për ...
Një i plagosur pas përleshjes mes disa personave në Suharekë
Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës
Mes sulmeve të reja në Kiev, Zelenskyy do të takohet me udhë...