Sulmuesi, Udoyen Akpan është larguar nga Drenica.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook të klubit nga Skenderaj, shkruan Arbresh.info.
Sipas këtij njoftimi marrëveshja është mbyllur me pëlqim të dyja palëve klubit dhe lojtarit.
“FC Drenica njofton se, me marrëveshje dhe mirëkuptim të ndërsjellë, ka shkëputur kontratën me futbollistin Udoyen Akpan.”
“Klubi e falënderon Akpan për angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë kohës së tij me fanellën e FC Drenicës dhe i uron shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij profesionale”, shkruhet në njoftim.
26-vjeçari është paraqitur në dhjetë ndeshje në Superligë, duke shënuar një gol dhe asistuar në një tjetër./Arbresh.info
Harry Bajraktari: Nuk kam ambicie për t’u bërë preside...
Universiteti `Ukshin Hoti` në Prizren merr akreditim institu...
Muriqi mbetet pa trajner, Mallorca shkarkon Arrasten
Ukrainës i duhen 588 miliardë dollarë për t’u rindërtuar nga...
Shqipëria merr pjesë me 180 shkolla në testimin ndërkombëtar...
Zyrtare: Orges Shehi rikthehet në krye të trajnerit