Lideri suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei, ka deklaruar se Irani nuk do të tregojë “asnjë mëshirë” ndaj Izraelit, në një postim në rrjetet sociale të publikuar gjatë natës.
Kjo deklaratë vjen në mes të përshkallëzimit të luftimeve mes Izraelit dhe Iranit, që kanë hyrë në ditën e gjashtë.
Khamenei u zotua se vendi i tij do të japë një “përgjigje të fortë”, pa dhënë detaje të mëtejshme për natyrën e kësaj kundërpërgjigjeje.
Në anën tjetër, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë “kontroll të plotë dhe absolut” mbi hapësirën ajrore iraniane. Ai po ashtu tha se inteligjenca amerikane ka dijeni për vendndodhjen e liderit suprem iranian, por shtoi se nuk do ta sulmojnë atë për të shmangur viktima civile./cnn
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...