Endrick u transferua këtë verë tek Real Madridi por ai mund të largohet për një vit nga klubi, padyshim si huazim për arsye se nuk po gjen vend në formacion.
Sipas gazetës spanjolle AS, Endrick po mendon seriozisht një largim nga Real Madrid nëse vazhdon të lihet në stol deri në fund të vitit 2024, shkruan Arbresh.info.
18-vjeçari u transferua nga Palmeiras në Madrid për shifrën e 60 milionëve eurove, mirëpo pas ardhjes ai mund të luaj vetëm nëse inkuadrohet nga banka.
Braziliani është një lojtar që nuk njeh dorëzim dhe do të vazhdoj të luftojë për pozitën e tij në formacion tek Los Blancos, por pavarësisht nëse huazohet ai do të fitoj më shumë në Evropë.

Endrick ende nuk ka debutuar në ndeshje zyrtare me madrilenët por ka qenë në bankë në finalen e Superkupës së Evropës, ku Reali triumfoi 2-0 ndaj Atalantës dhe braziliani u stolis me medaljen të artë, po ashtu fitoi titullin e parë me ‘mbretërit e Evropës’./Arbresh.info
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK