Bota e futbollit duhet të jetë falënderuese që nënë e Cristiano Ronaldos hoqi dorë nga planet e saj për të abortuar superyllin portugez para 33 viteve.
Derisa Cristiano Ronaldo është duke u përgatitur për finalen e Ligës së Kampionëve të shtunën kundër Liverpoolit në Kiev dhe Kampionatin Botëror, nëna e tij ka folur gjatë lansimit të një libri në Sao Paulo, transmeton portali arbresh.info.Libri quhet “Mãe coragem” – “Kuraja e Nënës” dhe Dolores Aveiro zbulon në të se ajo ishte përpjekur për të abortuar Cristiano Ronaldon gjatë shtatzënisë së saj.
“Unë tashmë kishte tre fëmijë, u përpoqa për ta abortuar por nuk arrita. Fatmirësisht, sepse Cristiano ishte ylli që më ndriçoi jetën time. Dua t’iu them grave që të mos ta bëjnë atë. Të mendojnë dhe të luftojnë!”, citohet të ketë thënë Dolores Aveiro nga një faqja besueshme braziliane ‘Globo Esporte’.
Dolores Aveiro bëri gjithashtu hapjen e eventit në Sao Paulo duke thënë: “Gjëja më e mirë që ne jemi janë fëmijët tanë”.
Sipas raporteve në Brazil, shumë tifozë të Cristiano Ronaldos ishin të pranishëm në lansimin e librit ku ajo i dhuroi të gjithëve autografe./arbresh.info/
https://instagram.com/p/Bi_6QdQHxQx/
KQZ sot mban mbledhje
Rubio zgjidhet unanimisht sekretar i Shteti
60 mijë familje në Shkodër përfitojnë nga çmimi i zbritur i ...
Kanosje me armë në Çagllavicë dhe Prishtinë, arrestohen dy p...
Xheneta thumbon Stresin: A të ka liruar policia që të vish?
Koalicioni për Familjen sot hap fushatën në Gjakovë