U pensionua 9 vite më parë, Ferguson paguhet ende si futbollist elitar

MANCHESTER, ENGLAND - MAY 26: Sir Alex Ferguson, manager of Manchester United '99 Legends looks on during the Manchester United '99 Legends and FC Bayern Legends match at Old Trafford on May 26, 2019 in Manchester, England. (Photo by Matthew Lewis/Getty Images)

12:06 | 7 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Sir Alex Ferguson u tërhoq nga drejtimi i Manchester United në vitin 2013, pasi i drejtoi për 26 vjet “Djajtë e Kuq”, duke dominuar në Premier League dhe në Evropë.

Ka qenë një trajnerët më fitues e rrjedhimisht ndër më të paguaritNë fakt, vazhdon të fitojë shumë para. Sipas medieve angleze, 80-vjeçari skocez fiton ende afërsisht 235 mijë stërlina në javë, që shumë që e marrin lojtarët më të paguar në botë.

Sipas “The Sun”, marrëveshjet për shitjen e librave të tij, investimet dhe paraqitjet publike të Fergusonit, së bashku me 2 milionë stërlina në vit që ai i arkëton si ambasador i klubit të Manchester United, e bëjnë atë konkurrent të fortë të lojtarëve më të paguar në Premier League.

Vlera e kompanive të tij personale mësohet së është rritur në 40 milionë stërlina, ndërsa vetëm vitin e fundit ka mundur të fitojë plot 12.2 milionë stërlina.

Shpërndaje në rrjete sociale