Janë hapur edhe zyrtarisht Lojërat e 19-ta Mesdhetare Oran 2022, të cilat prej 25 qershor – 6 korrik 2022, do të mbahen në Oran të Algjerisë.
Ceremonia hapëse u mbajt në stadiumin olimpik të Oranit.
Ekipi olimpik i Kosovës parakaloi me rreth 40 anëtarë, të cilëve iu prinin flamurmbajtësit, Fortesa Orana, karateiste dhe Egzon Shala, mundës.
Në stadium, të pranishëm krahas personaliteteve të larta të shtetit të Algjerisë dhe shteteve tjera, ishin edhe drejtuesit e KOK-ut me presidentin Ismet Krasniqi, si dhe zëvendësministrja për Kulturë, Rini e Sport, Daulina Osmani.
Rreth 50 mijë të pranishëm në stadium dhe mijëra të tjerë që mbetën jashtë, panë ceremoninë që përkonte me traditën dhe kulturën algjeriane, derisa nuk mungonin fishekzjarrët e shumtë që ndriqonin qiellin. /arbresh.info/
Hapja e fushatës së PDK në Prizren, Bedri Hamza prezanton sh...
Haradinaj prezanton programin qeverisës: Rritje ekonomike e ...
Osmani në samitin BE-Ballkan: S’e paskam vërejtur mungesën e...
Ministri i jashtëm grek pritet të vizitojë Kosovën
Burri gjerman vret babanë dhe mban peng partneren
BE-ja lëshon 181 milionë eurot e programeve IPA për Kosovën