Një dëmtim e detyroi që të mungonte në transfertën e Shqipërisë në Izrael, ku kuqezinjtë humbën 2-0 dhe kompromentuan gjithçka në grup sa i përket Ligës së Kombeve.
Fatale ishte minuta e 9-të për Enea Mihaj, i cili ka ndjerë një shqetësim në gju, duke lënë fushën e blertë. Trajneri Christian Panuçi hodhi në fushë Hysajn në vend të tij, ndërsa mbrojtësi Panaitolikosit ndihmohej edhe nga stafi mjekësor për të dalë nga katërkëndori i “Elbasan Arena”-s.
Një dëmtim që u duk serioz që në atë moment, aq sa futbollisti menjëherë u nis për në Greqi, për të vendosur me klubin nëse do të duhej të kryente operacion ose jo.
Pasi është vëzhguar këto kohë nga stafi sanitar dhe konsultuar edhe me mjekët, mbrojtësi shqiptar, 20 vjeç, ka kryer ndërhyrjen ditën e martë.
Gjithçka ka shkuar mirë dhe vetë lojtari ka postuar një foto pas operacionit. Enea Mihaj debutoi në Skoci, duke u aktivizuar në minutat e fundit, ndërsa titullar luajti ndaj Jordanisë.
Tani, për rikthimin në fushë, do të duhet pak kohë, me shpresën që të kthehet më i fortë se më parë.
Konjufca priti në takim ambasadorin gjerman, flasin për proc...
Laporta është shprehur në favor të rinovimit të Lewandowskit
Papa Leoni XIV shkarkon peshkopin e San Diegos, i dyshuar pë...
Haxhiu dhe Guérot flasin për bashkëpunimin Kosovë-Francë
Laurent Xhylani “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Kancelari gjerman i kërkon Izraelit të heqë dorë nga planet ...