Tyson Fury ka filluar të rikthehet në fokusin e mediave, pasi ka filluar lojën e ‘fjalëve’ në distancë me kampionin e shumëfishtë Anthony Joshua.
Fury këtë e ka filluar me një letër të hapur për Wladimir Klitschkon duke e cekur se ai do të ‘luajë’ me Anthony Joshua në të njëjtën mënyrë siç kishte bërë me ukrainasin, shkruan arbresh.info.
Boksieri anglez e quan vetën ‘Gipsy King’ ka filluar rikthimin e tij me një intensitet të madh para se të futet në ring në vitin 2018 dhe dëshiron që boksieri legjendar, Wladimir Klitschko të dijë se është mposhtur nga një boksieri i trashë.
Por Fury ka dështuar ta bëj këtë pasi ai e ka bërë tag një fan-page të Klitschkos, që ka vetëm 130 ndjekës në tweet-in e tij.

Në këto postime, ai ka deklaruar se që të dy, Ëladimir dhe vëllai i tij Vitali e dinë të vërtetën, se ai është boksier më i mirë se Joshua.
Fury vitin e kaluar kishte dështuar në testet anti-doping duke bërë që t’i heqen titujt që kishte fituar.
Boksieri problematik është duke u bërë gati që të rikthehet në vitin 2018 dhe është duke kërkuar meç me Anthony Joshua. /arbresh.info/
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit