Tyson Fury ka postuar një tjetër video drejtuar Anthony Joshuas.
Ish kampioni për pesha të rënda ka lëshuar paraprakisht një paralajmërim pasi është quajtur “dreq i trashë” nga Anthony Joshua, transmeton portali arbresh.info. Por, Fury nuk ka qenë në gjendje të rezistoj dhe këtë herë ka dërguar një tjetër mesazh duke iu referuar Joshuas si “i pa vlerë”.
“Jam i gatshëm kurdo kur ju jeni. Kjo është çështje nivelesh, ju jeni në nivel botëror ndërsa unë në nivel legjendar”, ka thënë Fury në videon e ngarkuar në rrjetin social Instagram.
“Deri në momentin kur dikush të më mposhtë, unë jam njeriu që mposhtë të tjerët”
“Rikthimi i Anthony Joshuas sot ishte shumë prekës. Ai tha se ‘ne jemi njerëz ndryshe”. Mendoj se është shumë e qartë për ta parë se kemi shumë ndryshime”
“Ai tha ‘ne jemi në nivele të ndryshme’. Nivelet ekzistojnë, ju jeni në nivelin mestar dhe unë jam në nivelin legjendar. Jam i gatshëm të luftoj tani. Tani, njeri i pa vlerë, tani”, shtoi Fury.
E gjithë video nga ish kampioni i botës është regjistruar nga shtrati./arbresh.info/
https://www.instagram.com/p/BbSe6jYj8EX/
Autoritetet e konfirmojnë, sulmi në Sidnei ishte terrorist &...
Ndihma humanitare e Kosovës mbërrin në Gaza, nis shpërndarja...
Lëndimi i Medon Berishës nuk është shumë serioz, mësohet kur...
Zelensky njofton: Ukraina heq dorë nga anëtarësimi në NATO
“Mjera ti me kë je merr, coftinë” – Fjolla dhe Edi debatojnë...
Ballkani në margjina, Ballkani në qendër: Si e sheh SHBA-ja ...