Turqia ka arritur të shënojë fitore me rezultat 3-1 në ndeshjen miqësore përballë Moldavisë.
Talenti i Dortmundit, Emre Mor hapi serinë e golave duke shënuar në minutën e 14-të, për t’i lënë radhën A. Calik dhjetë minuta më vonë i cili dyfishoi epërsinë.
Golin e tretë dhe më të bukurin në ndeshje e realizoi C.Under në minutën e 52-të, duke i dhënë një fitore të lehtë skuadrës së drejtuar nga Fatih Terim.
Golin e nderit për moldavët e shënoi në minutën e 92-të Ginsari.R
Kjo ndeshje u drejtua nga treshja e gjyqtarëve kosovarë: Genc Nuza, Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, të cilët hynë në histori duke drejtuar për herë të parë një ndeshje ndërkombëtare.
Molliqaj nga PSD thirrje diasporës: Votoni sa më shumë në kë...
I kërkuar nga Italia për trafik droge, 54-vjeçari arrestohet...
Putin refuzon ofertën e Zelensky-t për takim: Nuk e shoh të ...
SHBA paralajmëron rishikim të pranisë në Bosnje pas përplasj...
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...