Aleskander Mitrovic është turpëruar në ndeshjen e Serbisë kundër Malit të Zi pasditen e sotme (e shtunë) pasi tentoi të shënojë një penalti në stilin e njohur si “Penenka”.
Gafa nga Mitorvic erdhi vetëm gjashtë minuta pasi shënoi golin e tij të dytë për skuadrën në takimin mjaftë të rëndësishëm në kuadër të Ligës së Kombeve, transmeton portali arbresh.info.
Sulmuesi i Fulhamit kishte dyfishuar epërsinë e skuadrës së tij ndaj rivalit të afërt me një goditje volle nga afër.
Por, ai humbi mundësinë për t’i dhënë shpresave për ndonjë rikthim Malit të Zi para përfundimit të pjesës së parë.
Serbia çuditërisht siguroi një penalti pas goditjes së tokës nga Nemanjo Matic në minutën e 38′ me ç’rast gjyqtari mendoi se ishte penguar nga mbrojtësit e skuadrës rivale.
Por, goditja nga Mitrovic që ekzekutoi penalltinë shkoi mbi portë lartë mbi transversale./arbresh.info/
Shikoni këtë moment më poshtë:
Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...