Trajneri i Kombëtares së Anglisë, Thomas Tuchel besonte se Harry Kane dhe Cole Palmer ishin lojtarët më të mirë në botë, përpara fituesit përfundimtar Ousmane Dembélé.
Ai ka votuar për dy yje të Anglisë si lojtarët e tij më të spikatur të vitit 2025 në çmimet e fundit “The Best FIFA Awards”.
Kapitenët, trajnerët, gazetarët dhe tifozët kishin në dispozicion një listë me 11 lojtarë për të zgjedhur tre më të mirët, dhe Kane me Palmer ishin të vetmit emra anglezë në atë listë.
Ylli i Paris Saint-Germain dhe Francës, Ousmane Dembélé, fitoi çmimin për Lojtarin më të Mirë të Vitit, ndërsa Aitana Bonmatí e Barcelonës dhe Spanjës u shpall fituese në kategorinë e femrave.
Lamine Yamal dhe Kylian Mbappé u renditën respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë, ndërsa Kane dhe Palmer u detyruan të kënaqeshin me vendet e tetë dhe të njëmbëdhjetë.
Megjithatë, dy yjet anglezë morën një mbështetje të konsiderueshme në votime. Kane grumbulloi gjithsej 91 vota në top-treshen nga kapitenë, trajnerë dhe gazetarë, ndërsa Palmer mori 38.
Mes atyre që e votuan Kane-n si më të mirin ishin shoku i tij i skuadrës te Bayern Munich Joshua Kimmich (Gjermani), kapiteni i Australisë Mathew Ryan, Alphonso Davies (Kanada) dhe Matthew Davies nga Malajzia. Ndërkohë, Palmer u votua si më i miri nga Thane Pora Vogel Beal (Ishujt Cook), Jordan Ayew (Ganë) dhe Kevin Molino (Trinidad & Tobago).
Në votimin e tij personal, Kane nuk tregoi asnjëanshmëri ndaj bashkatdhetarit Palmer, duke zgjedhur Dembélé, Vitinha të PSG-së dhe Mohamed Salah të Liverpoolit si tre më të mirët.
Ndërkohë, vetëm tre lojtarë të Premier League u përfshinë në formacionin e vitit të FIFA-s: Virgil van Dijk, Gianluigi Donnarumma dhe Cole Palmer. Nuk pati vend për Raphinha, Erling Haaland apo Mohamed Salah.
Në mesfushë u përzgjodhën Jude Bellingham dhe Vitinha, me Palmer në krahun e djathtë dhe talentin e Barcelonës Pedri në të majtë. Van Dijk ishte i vetmi mbrojtës jo nga PSG-ja, ndërsa Nuno Mendes, Willian Pacho dhe Achraf Hakimi plotësuan repartin defensiv. Sulmi përbëhej nga Lamine Yamal dhe Ousmane Dembélé./Arbresh.info
SHBA gati sanksionet e reja kundër Rusisë nëse Putin refuzon...
Sherr me thika mes të miturve në një shkollë në Sarandë, pla...
Punëtorët e KRU “Hidrodrini” në grevë paralajmëruese
Dyshohet për aksident të rëndë në autostradën “Arbën Xhaferi...
Policia e Kosovës prezanton planin e sigurisë për zgjedhjet ...
Takim i veçantë në Bruksel/ Kryeministri Rama pritet nga Ant...