Trajneri i Paris Saint Germain, Thomas Tuchel ka lëshuar një deklarat për Adrien Rabiot, deklaratë kjo që do të zgjojë interesin e skuadrave të mëdha evropiane.
Gjermani ka thënë se nuk mund të sigurojë se mesfushori francez nuk do të largohet në janar.
“Nuk mund të siguroj se Adrien do ta mbyllë sezonin me ne” ka thënë Tuchel në konferencën të mbajtur sot për shtyp.
“Është gjithmonë e njëjta gjë. Ai nuk ka thënë po për PSG kështu që gjithçka është e hapur” ka thënë tutje trajneri gjerman.
Kujtojmë se Adrien Rabiot kërkohet me ngulm nga Barcelona, Juventus por së fundmi edhe nga Milan.
Kontrata e lojtarit skadon në fund të këtij sezoni, dhe pastaj ai mund të largohet si lojtar i lirë, nëse ndonjë transferim nuk ndodh në janar
Arlinda Muqa zgjedhet anëtare joprokurore e Këshillit Prokur...
Qeveria merr disa vendime në mbledhjen elektronike
Flick i jep përparësi ëndrrës së Ligës së Kampionëve pavarës...
Kuvendi miraton katër marrëveshje ndërkombëtare
PDK: Rezoluta e miratuar, akt i rëndësishëm për mbrojtjen e ...
Sveçla deklarohet plotësisht i pafajshëm për gazin lotsjellë...