Thomas Tuchel ndihet i dëshpëruar me humbjen e thellë të Bayern Munichut nga Manchester City.
Trajneri gjerman thotë se bavarezët nuk e merituan një disfatë aq të rëndë në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Sipas tij, bavarezët nuk bënë paraqitje të keqe dhe merituan më shumë.
“Rezultati është shumë i ashpër dhe u dënuam pikërisht kur ishim duke bërë më mirë se Manchester City dhe kur inercia ishte në anën tanë. Përkundër faktit se humbëm 0:3, refuzoj të flas për një paraqitje negative pasi e pash një lojë të shkëlqyeshme për 70 minuta. Na mungon ende forma dhe vetëbesimi, është një rezultat vështirë për t’u kapërdirë, por futbolli nuk të dhuron asgjë”, deklaroi Tuchel.
Bayerni do ta kërkojë përmbysjen e madhe në shtëpi edhe pse do ta ketë mjaft të vështirë ta arrijë një gjë të tillë./GE/
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim