Edhe pse arritën triumfin në Ligue 1, skuadra e Paris Saint Germain po konsiderohet se ka luajtur një sezon të dështuar.
Trajneri i kësaj skuadre, Thomas Tuchel, pret që skuadra e tij të përmirësohet pas këtij sezoni, për të pasur më shumë suksese edicionin e ardhshëm.
“Duhet të përmirësohemi, është e qartë. Duhet të luajmë me intensitet më të lartë gjatë ndeshjeve” ka thënë Tuchel, transmeton lajmi.
“Të garosh në nivele të larta është esenciale. Ne duhet të shkojmë në një drejtim, t’iu tregojmë lojtarëve, tifozëve” ka thënë tutje gjermani.
“Ne kemi krijuar diçka, por s’ka mbaruar akoma. Kështu që duhet të vazhdojmë, të punojmë dhe të përmirësojmë lojën tonë” ka shtuar ndër të tjerash Tuchel.
Skuadra e PSG ka dëshpëruar tifozët edhe në ndeshjen e fundit të kampionatit, duke u mposhtur me rezultatin 2:1 nga Reims.
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...