Në prag të ndeshjes kundër Werder Bremen, trajneri i Bayern Munich, Thomas Tuchel foli në një konferencë për shtyp për objektivat e kësaj merkatoje.
Më tej tekniku i kampionëve të Gjermanisë theksoi se është pak e vështirë për të afruar në janar lojtarët që dëshiron, por shtoi se nuk ndahen nga objektivat e tyre.
“Ne gjithmonë kërkojmë më të mirët, lojtarë të rinj, të bukur dhe të suksesshëm (qesh), por situata është e pasigurt. Klubet e tjera padyshim kanë të njëjtat objektiva si ne. Kjo është arsyeja pse merkato e janarit është më e komplikuar se ajo e verës. Synimet i kemi të qarta, por edhe nëse nuk i arrijmë tani, ne nuk do të devijojmë nga objektivat tona”-deklaroi Tuchel./SS
Komisioni miraton ndryshimet kushtetuese për presidentin
Seanca për amandamentet për Presidentin pritet të thirret pa...
Kosova mposhtet me rezultat të ngushtë nga Finlanda
Zgjedhjet presidenciale te Barcelona, konfirmohen dy kandida...
Rama dënon ashpër sulmin ndaj Azerbajxhanit: Irani po bën te...
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit