Thomas Tuchel ka pranuar përsëri se Chelsea nuk është ende gati për fillimin e sezonit.
Dhe shefi i Bluve vazhdoi të ankohej për turneun e tyre të “lodhshëm” dhe “rraskapitës” dy-javor parasezonal në SHBA me më pak se një javë të mbetur deri në ndeshjen e parë të tyre në Ligën Premier në udhëtim te Everton.
Tuchel sugjeroi se ka ende shumë për të bërë përpara se Chelsea të jetë gati për të konkurruar kundër Toffees në Goodison të shtunën.
“Ishte një parasezon mjaft i gjatë. I lodhshëm dhe rraskapitës të jesh në SHBA për një kohë kaq të gjatë dhe të duhet të udhëtosh sërish sot në rrethanat nuk është aq e lehtë, mjaft kërkuese”, deklaroi ai.
“Pas kësaj fundjave ne përgatitemi për asgjë tjetër përveç Evertonit. Sezoni është pikërisht para derës. Ka shumë gjëra pozitive, por ne duhet të përmirësohemi.
“Nuk jemi ende gati. Nuk duhet të jemi ende gati. Kemi edhe një javë dhe më pas është koha të jemi në nivelin më të mirë. Është gjithmonë bukur kur vjen sezoni”.
“Do të punojmë shumë këtë javë, ka ende gjëra për të bërë”, shtoi më tej gjermani.
Chelseat lidhet me disa transferime defanzive, derisa ka ende shumë punë edhe për të larguar disa prej lojtarëve. /Telegrafi/
Policia i kapë dy persona në Prishtinë duke vjedhur naftë
53 aksidente trafiku brenda 24 orëve
Gjendet e vdekur një shtetase e huaj në shtëpinë e saj në Pe...
Sot paraqitja mbrojtëse e Kushtrim Kokallës për vrasjen e Li...
Digjet një barnatore në Ferizaj, dyshohet se flaka iu vu qël...
“Jam i trishtuar, por krenar për skuadrën”, Sylvinho flet pa...