Anglia është nikoqire e Shqipërsië në “Wembley Stadium” ditën e nesërme në sfidën e vlefshme për kampanjën kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Kjo do të jetë edhe ndeshja e parë e selektorit të ri Thomas Tuchel i cili po vjen në krye të Anglisë, pas një epoke të dështuar të Gareth Southgate i cili humbi dy finale të Evropianit me radhë, shkruan Arbresh.info.
Në konferencën e zakonshme për shtyp, Tuhel deklaroi se është ndjehet i nevozuar para kësaj ndeshje.
“Duke parë Evropianin, klam ndjerë tension dhe presion në këmbët e lojtarëve. Dukej sikur po luanin për të mos humbur më tepër se me emocionin për të sjellë diçka speciale. Duhet ta ndryshojmë këtë”.
“Dua të luajmë me emocion, uri dhe dëshirë për të fituar. Pranimi i dështimit është pjesë e futbollit. Duhet të implementosh bashkimin dhe faktin që të gjithë të ndihen të sigurtë për të treguar veten dhe për të dhënë më të mirën. Luaj me dëshirë për të fituar dhe jo frikë për të humbur”.
“Mendoj se kur të luajmë tani, çdokush duhet ta dijë rolin e tij në fushë, të luajë me disiplinë. Duhet të lidhemi pak më mirë, të gjejmë më tepër ritmin dhe lidhjet në fushë”.
“Duhet të tregojmë se jemi gati për nesër. Është e mrekullueshme që do të luajmë kundër Shqipërisë dhe me stadiumin plot, shumë emocionuese. Jam pak nervoz, por është pjesë e emocioneve. Jam gjithmonë nervoz para ndeshjeve, nuk mund të ishte ndryshe tani”.
“Tani është koha për të hedhur hapin para, duhet të kemi respekt për Shqipërinë, për kualitetin dhe futbollin që tregon ky kundërshtar. Nuk jemi injorantë të themi që do diktojmë lojë dhe të tjerët do na ndjekin, çdokush do mundohet të gjejë zgjidhje kundër nesh”, u shpreh Tuchel.
Ndeshja mes këtyre dy kombëtareve starton nesër nga ora 20:45./Arbresh.info
Publikohen pamjet e vrasjes së Martin Canit
Osmani: Lidhja Shqiptare e Prizrenit u bë themel i vetëdijes...
Sulmi vdekjeprurës në një shkollë në Austri/ Reagon Kaja Kal...
Përleshje fizike në Fushë Kosovë
KMDLNj: Serbia ka shpeshtuar arrestimin e qytetarëve të Koso...
Kurti për takimin me Hamzën: Folëm për bashkëpunimin në shër...