Ish trajneri i Chelseas, Thomas Tuchel së fundmi u zyrtarizua si trajneri i ri i Bayern Munich duke nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2025.
Tuchel njoftoi menjëherë në konferencën e parë për shtyp se do të mbledhë stafin me të cilin ka punuar në Chelsea, gjë që zemëroi pak klubin londinez.
Ai është ndalur dhe ka folur për shkarkimin e tij nga Chelsea, i cili erdhi pas humbjes nga Dinamo Zagreb në Ligën e Kampionëve shtatorin e kaluar.
“Ishte një tronditje. Takimi zgjati vetëm tre deri në pesë minuta në tetë të mëngjesit”.
“Të gjithë menduam se ishim në rrugën e duhur dhe se kemi më shumë kohë për tu ndërtuar. Megjithatë, tani kam gjetur një sfidë të re dhe jam i lumtur që jam te Bayern Munich”, përfundoi gjermani.
Tutje ai shtoi se ka marrëdhënie të mira me njerëzit në Chelsea dhe kjo nuk do të ndryshojë, pasi klubin e konsideroi si një familje.
Kurse tanimë ekimi i Chelseas nën drejtimin e Graham Potter nuk është se po kalon momentet të mira në Premier League, kurse në Ligën e Kampionëve i pret Real Madridi, skuadër kjo që nuk nuk kanë kujtime fort të bukura me të, pasi vitin e kaluar i eleminuan nga kjo ligë./Arbresh.info/
ASHAK sot mban mbledhje komemorative për akademikun Nexhat D...
Parashikimi i motit për sot
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...