Thomas Tuchel bëri të ditur se ai e la në stol Neymarin për të mirën e futbollistit, në ndeshjen kundër Real Madridit, dhe se ai nuk frikësohet që mund ta ketë mërzitur yllin e Paris Saint-Germainit.
Neymari, që ishte titullar në ndeshjen e së premtes kundër Lille, hyri në lojë qysh në fillim të pjesës së dytë në barazimin 2:2 të së martës kundër Real Madridit, në kuadër të Ligës së Kampionëve, transmeton Gazeta Express.
PSG-ja ishte duke pësuar disfatë shkaku i një goli hapës të Karim Benzemës kur braziliani hyri në lojë dhe pësuan deficit edhe më të madh kur sulmuesi i Real Madridit realizoi nga një harkim i Marcelos, para se Kylian Mbappe dhe Pablo Sarabia ta shënon nga një gol për ta barazuar rezultatin.
Tuchel e pranoi në një intervistë para kësaj ndeshjeje se nganjëherë është e vështirë të jesh trajner i Neymarit, mirëpo ai insistoi se roli i reduktuar i brazilianit në Santiago Bernabeu erdhi si rezultat i lëndimit të tij të fundit.
“Jo, nuk jam i frikësuar nga pasojat. Nuk mendoj se do ta humbim Neymarin. Ne e kemi një marrëdhënie, duhet të jemi të sinqertë. Unë fola me të dhe i thashë se do të më pëlqente më shumë ta kem atë në lojë në pjesën e dytë”, ka thënë Tuchel.
“Ne e bëmë të njëjtën gjë me Kylianin në ndeshjen kundër Galatasarayt si mysafirë. Ne kemi munguar për gjashtë javë, ai e luajti vetëm një ndeshje para kësaj dhe për mua nuk ia vlente ta merrnim atë rrezik”.
“Çdo muaj ai ka munguar në pak ditë. E mora vendimin për të, për shëndetin e tij”. /Gazeta Express/
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...
Paralajmërime për mot të ftohtë dhe erëra të forta në Britan...
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër