Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, është shprehur i lumtur me paraqitjen e ekipit të vet kundër skuadrës mbrojtëse të Atletico Madridit, që kulmoi me një fitore 1:0 në Ligën e Kampionëve të martën.
Goli mahnitës me gërshërë i Olivier Giroud në pjesën e dytë i mjaftoi Chelseat për të fituar në Bukuresht, para ndeshjes së kthimit në 1/8 e finales në Stamford Bridge.
Tuchel tha se të kaltrit parashikuan se kundërshtari i tyre do të mbrohej me shumë futbollistë dhe thotë se është i kënaqur që djelmoshat e tij ia dolën ta thyenin murin e Atleticos për të shënuar.
“Rezultat fantastik, gol fantastik. Më së e merituar”, tha Tuchel për BT Sport.
“Ne donim të dominonim në pjesën e fushës së kundërshtarit, të mos e humbnim përqendrimin dhe të mos bënim gabime të lehta dhe të ishim gjithmonë të vetëdijshëm për kundërsulmet e tyre”, shtoi ai.
“Ne e dinim se ata ishin të gatshëm të mbroheshin me tetë futbollistë në zonë. Ne nuk i lejuam ata të merrnin frymë apo të dilnin në kundërsulm. Ky rezultat na shpërbleu shumë”, nënvizoi ai./arbresh.info/
Mblidhet KQZ-ja, pritet certifikimi i kandidatëve dhe listës...
Capello për penalltinë e Liverpoolit: Ishte skandaloze, simu...
Moti në Shqipëri me diell në pjesën më të madhe të vendit, v...
Banorët zbulojnë të pathënat për Toneyn dhe Benitën
Demokratët fitojnë zgjedhjet lokale në Miami pas 28 vitesh
Merr flakë një ndërtesë në Kodrën e Diellit në Prishtinë