Pas vendimit të partisë komuniste kineze për të hequr kufizimin e mandateve presidencialë, kreu I Shtëpisë së Bardhë propozon që dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mundësohet dicka e tillë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, lavdëroi presidentin kinez Xi Jinping, pasi partia Komuniste kineze deklaroi se po ekiminont kufirin e dy mandateve për presidencën e vendit. Duke i hapur rrugë kështu që Xi të jetë në pushtet për një kohë të pacaktuar. Deklarata e Trump është transmetuar në versionin audio nga CNN.
Në audio dëgjohet presidenti amerikan, i cili thotë se Xi tashmë është President për gjithë jetën. Një deklaratë që kreu i Shtëpisë së Bardhë e ka bërë gjatë një takimi me dyer të mbyllura për një mbledhje fondesh në Florida. Më tej dëgjohet Trump, i cili thotë se Xi ishte në gjendje të arrinte diçka të tillë dhe ndoshta një gjë e tillë duhet bërë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një propozim ky, që ka marrë duartrokitja të shumta nga militantët republikanë.
Sipas traditës, presidentët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë qëndruar në këtë post maksimumi për dy mandate katër vjeçar, deri sa presidenti Franklin Roosevelt u zgjodh katër herë duke filluar që nga 1932. Një amendament në Kushtetutën amerikane i aprovuar në vitin 1951, kufizoi deri në dy, mandatet presidenciale.
Në të njëjtin takim Trump lavdëroi homolgun e tij kinez Xi duke thënë se është shumë i sjellshëm dhe është presidenti kinez më i fuqishëm prej 100 vjetësh. Ai shtoi se Xi e kishte trajtuar shumë mirë gjatë vizitës në Kinë në Nëntor të një viti më parë.
Trump ka lavdëruar shpesh Xi, por në muajin Janar deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po merrnin në konsideratë vendosjen e një gjobe të madhe në kuadër të një hetimi për grabitjen e pronës intelektuale nga ana e Kinës.
As Obiliqi nuk i shpëton Prokurorisë, intervistohen disa të ...
Policia arreston tre ‘dilerë’ në Mitrovicë, gjen rreth 50 qe...
KEK në regjim të jashtëzakonshëm: 3 njësi të Kosova A në ope...
Suspendohen nga puna dy kirurgët, që u rrahën pak ditë më pa...
“Diskutim i hapur dhe miqësor”/ Osmani takohet me presidente...
I mbijetuari i “Natës së Tmerrit” në Mitrovicë: Nëna ime u v...