Që prej se është mbyllur sezoni vjeshtor, klubet e Superligës së Kosovës janë hedhur në treg për lojtarë të rinj.
Tashmë në Superligë janë realizuar tri tranferime.
Është Altin Merlaku ai i cili la skuadrën e Besës për të kaluar te Llapi pasi Batatina identifikoi kualitetet e lojtarit
Top golashënuesi i Drenicës, Genc Hamiti, kaloi te Ferronikeli pas problemeve financiare të Drenicës.
Hernandez Marcel është ai që besohet se mund të llogaritet si lojtar i Trepçës 89′, por ende mungon konfirmim zyrtar.
Llapi ishte prej skuadrave më aktive, ku ditë më parë u prezantua Egzon Shabani, , edhe pse ai ishte pjesë e skuadrës që nga vera, por pa të drejtë loje.
Klubet e Superligës megjithatë vazhdojnë të jenë në bisedime dhe kanë marrë në prova shumë lojtarë që po i testojnë, në prag të zyrtarizimit të tyre si përforcime.
Afati kalimtar i janarit si në gjithë Evropën hapet më 1 janar dhe mbyllet më 30 janar. /arbresh.info/
Mbretëria e Bashkuar mund të adoptojë rregullat e tregut të ...
CNN: Humbja e Orbanit në Hungari, sinjal për rënien e populi...
Deputeti i LVV-së optimist për presidentin: Brenda afatit ku...
Fier: U fut për të vjedhur, hajni gjendet i vdekur brenda sh...
Serbia promovon kriminelët e luftës – reagon OVL e UÇK-së: H...
Selin: E kam ëndërr që të dal fituese e Big Brother