Elita e futbollit kosovar rikthehet në aksion pas dy javëve pushim për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve.
Kësisoj sot në program janë për tu zhvilluar tri ndeshje shumë interesante.
E ndeshja kryesore padyshim që do të zhvillohet në stadiumin ‘Bajram Aliu’ në Skenderaj, ku Drenica pret Prishtinën.
Kuqezinjtë e kanë nisur mirë duke marrë katër pikë në dy ndeshjet e para, derisa kampioni në fuqi ka vetëm një pikë pas dy takimeve.
Debutuesit në elitë, Malisheva do t’i bëjë konak Dritës, në një takim ku përballë njëra tjetrës janë dy skuadra pa humbje.
Interesant pritet të jetë edhe në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Ballkani që është një nga skuadrat pretendente për titull, do t’i bëjë konak Ulpianës.
Të gjitha ndeshjet do të fillojnë nga ora 16:00 me orar të ri.
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...