Duket se nuk do të zgjasë shumë pushimin i Antonio Contes pas largimit nga Chelsea.
Trajneri italian këtë verë ka ndërprerë bashkëpunimin me Chelsean, pas qëndrimit dy vjeçar në bankinën e kësaj skuadre.
‘The Telegraph’ raporton se tri skuadra të mëdha evropiane janë të interesuara të nënshkruajnë me 49 vjeçarin nga Leçe.
Sipas ‘The Telegraph’, Manchester United, Bayern Munich dhe Real Madrid tashmë kanë shfaqur interesim për ish trajnerin e Juventusit.
Të tri këto skuadra kanë nisur në mënyrën më të keqe sezonin e ri në ligat e tyre, sidomos Real Madrid që assesi nuk po arrin të këndellet pas largimit të Cristiano Ronaldos.
Këta të fundit kanë dështuar të shënojnë së paku një gol në katër ndeshjet e fundit.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...