Në një ndeshje mes skuadrave të drejtuara nga një mjeshtër dhe nxënës, Roma arriti në një fitore të rehatshme 2-0 ndaj Spezias, duke i shkaktuar kështu humbjen e gjashtë radhazi mysafirëve në Serie A.
Duke ditur se një fitore do të rriste shanset e tyre për të fituar një vend në Champions League sezonin e ardhshëm, Roma e José Mourinhos filloi ndeshjen me intensitet të lartë.
Goli i parë erdhi vetëm pas gjashtë minutave kur Smalling realizoi pas asistimit nga Tammy Abraham.
Përpjekjet e Spezia-s për të rifituar qetësinë u tejkaluan nga loja e sigurt e pasimeve të ‘Giallorossi’ që për pak çoi në dyfishimin e avantazhit të vendasve.
Djemtë e Thiago Motta-s krijuan një shans për të shënuar para përfundimit të pjesës së parë, por goditja e Arkadiusz Reca-s u përball me reflekset e shkëlqyera të Rui Patrício.
Duke e nisur me gjallëri pjesën e dytë, Spezia shfaqi shenja jete në një përpjekje për të nxjerrë nga ekuilibri Romën. Megjithatë, një goditje nga këndi e Jordan Veretout i lejoi Roger Ibañez të shënonte me kokë në minutën e 56-të.
Rey Manaj realizoi gol në minutën e 62-të për Spezian, por ai u anulua nga VAR-i për shkak të pozitës jashtë loje.
Kujtojmë se në këtë ndeshje, Marash Kumbulla luajti 90 minuta për Romën.
Djemtë e Mourinhos kalojnë Juventusin dhe tani gjenden në vendin e gjashtë me 28 pikë, tetë më pak se Napoli që gjendet në zonën Champions.
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje