Është mbyllur xhiro e 31-të në Ligën e Parë të Kosovës, pa ndonjë befasi. Të gjithë favoritët kanë fituar, duke mos lënë hapësirë për gabime në fund.
Kryesuesja, Dinamo triumfoi me rezultat 3-2 ndaj Suharekës, fitore arriti edhe Vushtrria ndaj Prizrenit 4-1. Nuk gaboi as Feronikeli ’74 që e mposhti Istogun 3-1.
Fitore të madhe shënoi edhe Vëllaznimi me rezultat 1-2 në një terren të vështirë tek Tefik Çanga.
Minimalisht fitoi edhe Liria e Prizrenit 1-0 ndaj Besës së Pejës, kurse 0:2 arriti ta mposht Trepça ’89, 2 Korrikun.
Ramiz Sadiku e mposhti në udhëtim Vjosën me rezultat 0-2. Po ashtu Trepça arriti të shënoj fitore si mysafire e KEK-ut (1:3).
Në duelin e fundit, Rilindja 1974 fitoi 2-0 ndaj Kikës.

Dinamo vazhdon kryesimin me 68 pikë, kur kanë mbetur edhe tri ndeshje deri në fund, e ndjekur pas nga Vushtrria me 66 dhe Feronikeli ’74 me 65. I katërti është Vëllaznimi me 64 kurse Liria është e pesta me 62, 89-shi mbetet i gjashti me 61 sosh.
Dy pozitat e fundit janë KEK-u i 17-ti me 21 pikë, teksa Prizreni është i fundit me 19 sosh.

Në xhiron e radhës takohen: Trepça ’89 – Dinamo, Trepça – Vushtrria, Vëllaznimi – Vjosa, Prizreni – Feronikeli ’74, Kika – Liria, Ramiz Sadiku – KEK-u, Besa Peja – Tefik Çanga, Suhareka – Rilindja 1974 dhe Istogu – 2 Korriku./Arbresh.info
Trump thotë se Kina nuk do t’i japë Iranit pajisje ushtarake
“LVV më bëri lojë pas shpine”, Osmani tregon pse...
Aksident fatal në Tiranë, 31-vjeçari me motor përplas për vd...
Gjykata dërgon në paraburgim dy mjekët e arrestuar për ryshf...
Kurti pret nesër në takim Komisioneren, Marta Kos
Të gjitha vendimet që u morën sot në mbledhjen e Qeverisë