Tri kombëtare siguruan kualifikimin tutje, pas xhiros së dytë të fazës së grupeve

08:01 | 29 Nëntor 2022
K.B

Ka përfunduar edhe xhiroja e dytë e fazës së grupeve.

Kampionati Botëror 2022 ka parë të përfundojë edhe xhiron e dytë të fazës së grupeve.

Nga skuadrat pjesëmarrëse, vetëm tri kombëtare kanë arritur që edhe matematikisht të sigurojnë kualifikimin.

Këto kombëtare janë Franca, Brazili dhe Portugalia që mposhti sonte kombëtaren e Uruguait.

Franca luan në grupin D, ku luajnë edhe Australia, Danimarka dhe Tunizia. Francezët morën dy fitore në ndeshjet e para.

Dy fitore mori edhe Brazili nga grupi G, duke mposhtur Serbinë dhe sot Zvicrën.

Portugalia në anën tjetër është në grupin H, me Ganën, Korenë Jugore dhe Uruguain. Portugezët mposhtën Ganën e Uruguain, kurse ndeshjen e fundit e luajnë ndaj Koresë Jugore.

Shpërndaje në rrjete sociale