E ardhmja e sulmuesit Ivan Perisic mbetet e paqartë, derisa tri klubet gjermane janë duke garuar.
Kroati u rikthye të Inter-i pasi fitoi tripletën me Bayern Munich-in edicionin e kaluar, derisa gjiganti gjerman nuk e aktivizoi klauzolën e blerjes, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Il Corriere dello Sport, “Neurazurët” janë të përgatitur ta lejojnë 31-vjeçarin të largohet për 15 milionë euro dhe janë në bisedime me tri klubet gjermane.

Leipzig, Hertha dhe Leverkusen-i të gjitha e kanë kontaktuar Inter-in për kroatin, kontrata e të cilit skadon në qershorin e vitit 2022.
I interesuar për Perisic mbetet edhe Manchester United-i./arbresh.info
Operacion si në filma, kapet “tregtari” i automatikëve
Maran: Ëndrra juaj dhe e imja është të shkojmë në Botëror, n...
Hamza: Kosova po humb të rinjtë nga krizat politike, qytetar...
Vdes i riu që ishte aksidentuar para 11 ditësh në Smrekonicë...
Shkurte Fejza takon Bill Clintonin në SHBA: Moment falënderi...
Duka: Vendimi për ndryshimin e trajnerit erdhi pas ndeshjes ...