Arsenali, Liverpooli dhe Paris Saint Germain kanë paraqitur oferta për sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzema.
Gazeta spanjolle ‘Diario Gol’ raporton që dyshja në Premierë Ligë është pjesë e tri klubeve në përgjithësi që kanë shtruar oferta për futbollistin francez, transmeton portali arbresh.info.
Sipas raportit nga gazeta e lartpërmendur, Benzema është duke menduar largimin nga Bernabeu sepse beson që nuk ka pranuar mbështetjen e mjaftueshme nga presidenti Florentino Perez pas skandalit për shantazh që përfshinë edhe Mathieu Valbuenan.
Megjithatë, 29-vjeçari besohet se ka marrë mbështetjen nga trajneri Zinedine Zidane dhe ka luajtur në një pjesë të madhe të skuadrës, e cila triumfoi në La Liga dhe Ligë të Kampionëve.
Arsene Wenger është një admirues i madh i Benzemas dhe duket se është duke kërkuar për një zëvendësues të mundshëm të Olivier Giroud.
Raporte të ndryshme pretendojnë që Giroud është duke u kërkuar për transferim në West Ham këtë verë dhe lojtari madje ka pyetur nëse do të jetë pjesë e skuadrës sezonin e ardhshëm pavarësisht se nënshkroi kontratë të re dy vjeçare gjatë muajit janar.
“Wenger është duke llogaritur në mua edhe pse nuk më ka përdorur aq. Unë nuk do të qëndroj për një kohë të limituar sezonin e ardhshëm ashtu siç kam bërë këtë sezon”, ka thënë Giroud./arbresh.info
Rritet numri i lindjeve në Kosovë, për katër vite lindën mbi...
Ansambli “Shota” sjell program artistik në shënim të 18 vjet...
Këta janë fituesit e çmimeve kryesore në Grammy 2026
Guardiola pas barazimit me Tottenhamin: Po luajmë në nivel t...
Ramush Haradinaj arrin në SHBA, do të ketë fjalim edhe në Ca...
Ukraina pret rundin e ri të bisedimeve trepalëshe, ndërsa sh...