Sot do të fillojë java e 12-të në Superligën e Kosovës në futboll. Në program gjatë ditës së sotme janë tri ndeshje mjaft interesante.
Nënkampionia e Kosovës, Drita do ta presë ekipin e promovuar në Superligë, Malishevën. Gjilanasit kërkojnë fitore për të mbajtur hapin me kreun e tabelës, kurse malishevasit do të ishin të kënaqur edhe me një barazim nga kjo sfidë.
Duel tjetër që luhet sot është ai mes Dukagjinit të Klinës dhe Gjilanit. Dukagjinit i nevojitet fitorja për t’i ikur vendeve të fundit, kurse Gjilani kërkon që me fitore sot ta marrë përkohësisht primatin në tabelë.
Ndeshja e tretë dhe e fundit e ditës së sotme është ajo mes Feronikelit dhe Llapit që luhet në stadiumin “Rexhep Rexhepi”. Llapi me fitore synon t’u afrohet tri pozitave të para, kurse “Industrialistët” gjenden në vendin e fundit në tabelë dhe medoemos ju duhet fitorja.
Të trija këto takime fillojnë nga ora 13:00. /GE/
Detaje nga vrasja në Lezhë, gjenden veshjet e përdorura nga ...
Belgjikë, rreth 17 mijë fëmijë kanë prindër të burgosur
Realizohen 46 inspektime, ndalohet puna në 17 vendpunishte t...
Rregulli i ri pritet t’i ‘sakatojë’ futbollistët që mbulojnë...
Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për pe...
Reuters: Kosova në kulm të krizës politike