Trepça’89 dhe Ferizaj rikthehen në Superligë. Këto dy skuadra janë shpallur sot kampione në Ligën e Parë, në grupet e tyre respektive, një javë para përfundimit të edicionit aktual.
Trepça’89 titullin e festoi me fitore bindëse ndaj Rahovecit (5-0) në stadiumin “Riza Lushta”, duke u rikthyer në shoqërinë elite pas vetëm një viti në një rang më të ulët të garave.
Titullin e kampionit të Grupit A në Ligën e Parë kësaj skuadre ia dorëzuan kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza dhe anëtari i KE të FFK-së, Ismajl Ajeti, derisa medaljet i shpërndau edhe anëtari e KE të FFK-së, Xhelal Broja.
Ndërkaq, festë kishte edhe në Ferizaj, ku futbollistët e Ferizajt iu gëzuan titullit të kampionit në Grupin B dhe rikthimit në Superligë, teksa në ndeshjen e sotme fituan kundër Kikës, me rezultat 2-1.
Trofeun e kampionit skuadrës së Ferizajt ia dorëzuan kryetari i komunës, Agim Aliu dhe nënkryetari i FFK-së, Agim Dibrani, derisa medaljet i ndanë edhe Naser Ajeti anëtar i KE-së dhe Afrim Haliti, kryetar i LRF të Ferizajt.
Ndërkohë, Liria dhe Vushtrria do të luajnë në ndeshjen e barazhit më 21 maj, teksa skuadra fituese më pas do të luajë në barazh për Superligë, me skuadrën që do ta mbyllë edicionin në pozitën e tetë.
“Provat mbështesin veprime të fshehta gjatë luftës”, pretend...
Reuters raporton për fazën përfundimtare të gjykimit ndaj kr...
Gucati i quan skandaloze deklaratat e West: Kërkesa për 180 ...
Arrestohet kosovari në Tiranë, kërkonte 100 mijë euro nga 26...
Rama për Kushtetuesen, paralajmëron ndërhyrje në legjislacio...
Identifikohet dhe arrestohet shoferi që goditi këmbësorin dh...