Trepça ka arritur fitoren e radhës në Superligën e Kosovës në basketboll, ku mposhti Boran me rezultat 57-74.
Edhe pse ndeshja u luajt në “Minatori”, mitrovicasit luajtën në cilësinë e mysafirët, për shkak se ditë më parë dy klubet bën marrëveshje, që ndeshja të luhet në Mitrovicë, për shkak që palestra “1 Tetori” ishte e zënë, shkruan Arbresh.info.
Bora e nisi më mirë takimin duke mposhtur kampionin në çerekun e parë me rezultat 16-15.
Mirëpo kaq ishte sa i përket kryeqytetasve pasi që Trepça u rikthye në çerekun e dytë dhe e la Boran të shënoj vetëm gjashtë pikë, teksa ata realizuan 17 sosh.
Deri në fund, të udhëhequrit e Adis Beciragiq mbajtën epërsinë e krijuar dhe shënuan fitoren e pestë këtë sezon.
Më të dalluarit në fitoren e kampiones ishin Dardan Kapiti me 18 pikë e 15 këcime dhe Sammy Hunter me 14 sosh.
Kurse për bardhekaltrit Jalen Graham shkëlqeu me 21 pikë.
Trepça pas shtatë ndeshjeve ka pesë fitore e dy humbje, kurse Bora numëron një fitore e gjashtë humbje.
Ndeshjen e radhës “xehetarët” e luajnë sërish në Mitrovicë, ku do të presin Bashkimin, ndërsa kryeqytetasit ndaj Golden Eagle Yllit në Suharekë./Arbresh.info
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit