Trepça është fituesja e Superkupës së Kosovës në basketboll, pas triumfit bindës ndaj Sigal Prishtinës.
Në ndeshjen e zhvilluar në “Sezai Surroi”, Trepça fitoi me rezultat 89-73, njofton Klankosova.tv.
Kryeqytetasit arritën që ta fitonin çerekun e parë dhe të fundit, por që nuk ishte e mjaftueshme për ta fituar sfidën.
Çerekun e parë, Sigal Prishtina e fitoi me rezultat 15-14, teksa Trepça çerekun e dytë e fitoi me rezultat 19-26, kurse të tretin “Minatorët” e fituan me rezultat 17-22, teksa çereku i fundit i takoi sërish Trepçës, të cilin e fituan me rezultat 22-27.
Trepça, Superkupën e Kosovës në basketboll e pati fituar edhe vitin e kaluar, pasi në finale e pati mposhtur Pejën në Suharekë me rezultat tejet të ngushtë, 78-76.
Lufta Izrael–Iran, dita e 12-të/ Çfarë po ndodh në frontin e...
Pse s’u mundësua dhurimi i kristalit për Donald Trump? Minis...
Ishte zhdukur nga 7 marsi, gjendet i vdekur Alush Kastrati
Leverkusen – Arsenal, publikohen formacionet zyrtare
Teherani: Çmimet e naftës do të arrijnë në 200 dollarë për f...
Dënohet me një vjet burgim me kusht A.I që kërcënoi gazetarë...