Mesnatën e mbrëmshmë Trepca njoftoi se trajneri deri tanishëm Emin Baliqi ka dhënë dorëheqje nga posti i tij në klub.
Kurse nuk vonoi shumë dhe ata menjëherë zyrtarizuan trajnerin e ri, bëhet fjalë për Edi Martinin, shkruan Arbresh.info.
Ai ka qenë trajneri i Teutës së Durrësit që nga sezoni 2019/20 deri para disa javësh. Në këtë epokë ai ka fituar një titull kampion, Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën.
Me Trepçën synim e ka rikthimin në Superligë gjë që do të jetë mjaft e vështirë duke marrë parasysh pozitën se ku ndodhen mitrovicasit.
“Xehetarët” janë në pozitën e tretë pas me 26 pikë tetë më pak se vendi i parë dhe katër më pak se i dyti./Arbresh.info
“Jam i trishtuar, por krenar për skuadrën”, Sylvinho flet pa...
Teknologji e avancuar në shërbimin shëndetësor, Edi Rama jep...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë, e kalueshme për të gjitha automjet...
Sulm kibernetik ndaj Postës Shqiptare
Media ndërkombëtare shkruan për fitoren spektakolare të Koso...
Të dielën ndryshohet ora, akrepat shkojnë 60 minuta para