Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepca ka vazhduar stërvitjet për sezonin e ri në Mal të Zi, saktësisht në Podgoricë.
Skuadra nga Mitrovica ka udhëtuar sot në në Mal të Zi ku do të kryej përgatitjet e fundit për nisjen e sezonit të ri, shkruan Arbresh.info.
Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, mitrovicasit do t’i luajnë edhe ndeshje miqësore me skuadra cilësore nga Mali i Zi.
Gjatë ditës së nesërme me fillim nga ora 19:00, ‘xehetarët’ do të luajnë ndaj skaudrës Derby.
Të enjten, Trepça luan ndaj Podgoricës miqësoren tjetër, kurse ditën e premte do të takohen për ndeshjet e fundit kontrolluese në Mal të Zi ndaj Teodos.

Trepca sezonin e kaluar fitoi të gjithë trofetë e mundshëm në basketbollin kosovar dhe Ligën Unike, ndërsa këtë sezon kërkon të përsëris suksesin e njëjtë.
Për kampionët e Kosovës garat nisin me 7 shtator në eventin e Superkupës së Kosovës, gjithashtu ata marrin pjesë edhe në kualifikimet për Champions League një javë më vonë./Arbresh.info

Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin
Gjilan: Mbi 30% e qytetarëve votuan deri në orën 15:00