Trepça dhe Golden Eagle Ylli luajnë sonte ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, finalen e pestë të Play-offit.
Ndeshja fillon në ora 19:00 në palestrën ‘Minatori’ dhe fituesi shpallet kampion i Kosovës, shkruan Arbresh.info.
‘Xehetarët’ kërkojnë titullin kampion pas 12 vjetëve teksa Ylli dëshirojnë të shtyjnë këtë ‘agjërimin’ shumëvjeçar të mitrovicasve edhe për një vit tjetër.
Skuadra nga Suhareka pas dy viteve ndodhet sërish në finale dhe kërkon titullin e tretë brenda katër viteve.
Gjatë sezonit të rregullt Trepça ka përfunduar e parë me 25 fitore e tri humbje kurse Ylli ka qenë i treti me 19 fitore e nëntë humbje.
Gjatë sezonit të rregullt janë përballur katër herë mes vete ku secila skuadër ka nga dy fitore.
Megjithatë këto nuk ishin vetëm ndeshjen e vetme që këto skuadra u takuan pasi Trepça e eliminoi Yllin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës dhe e mposhti në finale të Ligës Unike./Arbresh.info/
“Kujdes me këto postimet”, Elijona dhe Klodi vaz...
Ekipi i FSK-së udhëton drejt Gazës
Arrestohet një person i dyshuar për disa vjedhje të rënda në...
The Collector: Shqipëria shtatë qytetet historike që po push...
Të shtënat në darkën e Trump me gazetarë, Shërbimi Sekret i ...
“Vetëm pak metra larg meje”: Gazetari i CNN rrëfen tmerrin k...