Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepça ka filluar konsolidimin për edicionin e ri të garave.
Disa ditë më parë ata transferuan Shaën Jones një basketbollist me përvojë, i cili ka pasaportë kosovare dhe njihet si lojtar vendor, shkruan Arbresh.info.
Kurse ditën e sotme ata kanë zyrtarizuar marrëveshjen e bashkëpunimit me një tjetër lojtar vendor, bëhet fjalë për Batin Tunan, i cili dha një kontribut të madh në sukseset e Trepcës edicionin e fundit.
Tuna dhe Trepca vazhdojnë bashkëpunimin edhe për një sezon.
Përveç Tunas dhe Jones, Trepca në radhët e veta për edicionin e ri si lojtar vendor do t’i ketë edhe Anes Gashin, Drilon Hajrizin, Mikaile Tmusic, Dardan Kapitin.
Ndërkohë, Erjon Kastrati pas përfundimit të kontratës është larguar nga skuadra dhe karrierën nuk dihet akoma nëse do ta vazhdojë në Kosovë apo jashtë saj.
Gjatë ditëve apo javëve në vijim do të mbetet të shihet nëse Trepça do arrijë finalizimin e marrëveshjes me ndonjë basketbollist tjetër vendor, ku nuk kanë munguar kontaktet./Arbresh.info
Një muaj paraburgim për shoferin që goditi për vdekje 27-vje...
Sulmet amerikane-izraelite godasin centralin bërthamor irani...
Shqipëria publikon listën për ndeshjen ndaj Polonisë në play...
Rama mbjell lule bashkë më fëmijët e kryeqytetit në ditën e ...
21 marsi, Dita Botërore e Sindromës Down
KRU “Prishtina”: Konsumatorët që nuk nënshkruajnë kontratën ...