Trepça është mposhtur me rezultat 77-75 nga PAOK-u në ndeshjen e katërt të fazës së grupeve në Fiba Europe Cup.
Ndeshja ishte e baraspeshuar deri në fund, me ‘xehetarët’ që ishin në epërsi minimale pas pjesës së parë 38-37, shkruan Arbresh.info.
Në pjesën e dytë Trepça luftoi deri në fund, mirëpo PAOK-u u tregua më i koncentruar, sidomos në gjuajtjet e lira dhe e fitoi ndeshjen me dy pikë dallim.
Trepça mundi ta fitojë sfidën në fund por Payne gaboi nga gjuajtja për tre pikë.
Më i dalluari në këtë sfidë ishte Melvin i PAOK-ut me 20 pikë. Derisa te Trepça, u dallua Amzil me 17 sosh.
Lojë të mirë bëri edhe Tuna me 14 pikë.
Pas katër ndeshjeve mitrovicasit nuk e kanë asnjë fitore në këtë kompeticion./Arbresh.info
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit
LDK i mbështet amendamentet e Osmanit
Lista Serbe nuk është e pranishme në seancë
Nagavci: Presidenti i zgjedhur nga populli rrit legjitimitet...
Hamza: PDK do që presidenti të zgjedhet nga populli, por kjo...
Rashiq: Nuk besoj se Lista Serbe do të jetë konstruktive për...