Sfidën e parë të Play Out-it e ka fituar Trepça, që e ka mundur AS Prishtinën në udhëtim me rezultat 54:76 (13:13, 18:25, 9:20, 14:18).
Çereku i parë ishte shumë i barabartë dhe kjo bëri që pas 10 minutash rezultati në semafor të tregonte shifrat 13:13. Por, në atë të dytë, mitrovicasit ishin më të mirë, duke fituar këtë pjesë 18:25, derisa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 31:38. Besnik Azemi ishte më i dalluari në këtë pjesë me 14 pikë.
Xehetarët vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, duke e fituar 9:20, kurse rezultati pas 30 minutash ishte 40:58. Mysafirët për një nuancë ishin më të mirë edhe në periudhën e fundit 14:18, duke e fituar ndeshjen me rezultat 54:76.
Dardan Sejdiu dhe Alban Latifaj u dalluan te AS Prishtina me nga 17, përkatësisht 16 pikë, kurse te Trepça, Besnik Azemi me 21 pikë e gjashtë kërcime.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet të shtunën në Mitrovicë, ku do të përcaktohet se kush do të garojë në elitën e basketbollit në edicionin e ri./arbresh.info
Kurti kujton Masakrën e Rakovinës në përvjetorin e 27-të: Dh...
KQZ: Rinumërohen 1,500 vendvotime, procesi përfundon në 22 k...
Aksioni i dytë i policisë brenda ditës: Zbulohet arsenal arm...
Presidenti i PSG-së, Al-Khelaifi nis negociatat për të sigur...
Kontraktorët dëmtojnë gypin, ndërpritet furnizimi me ujë në ...
Aksident fatal në rrugën Gjakovë–Prizren, humb jetën një 81-...