Klubi Futbollistik Trepça ’89, ka reaguar pas vdekjes së lojtarit të këtij ekipi, 17-vjeçarit Erion Kajtazi.
Përmes një postimi në Facebook, KF Trepça ’89 tha se planifikuar që në një të ardhme të afërt të realizojnë transfermin e Kajtazit në Evropë.
“Nuk gjejmë fjalë për të shkruar për Ty Erion. U rrite me të gjitha grupmoshat te ne. Ne planifikuam që në një të ardhme të afërt të realizojmë transferimin tënd në Evropë e se vjen kjo ditë të ndahemi nga ti vetëm fizikisht por jo edhe emocionalisht e shpirtërisht”, thuhet në reagimin e klubit mitrovicas.
Më tej, në reagimin e ’89-shit thuhet se Kajtazi ishte i dashur, i buzëqeshur e i afërt me të gjithë klubin.
“Me Dhimbje të madhe të përkujtojmë e kurrë nuk të harrojmë i gjithë Klubi KF TREPÇA’89”, thuhet në reagimin e klubit./arbresh.info/
Deliu-Kodra: Sot vazhdon “karateja” për zgjedhje të presiden...
ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Nigeri që vrau 29 pers...
Enver Hasani: Është puç, s’ka procedurë pa 80 deputetë të pr...
Kancelari gjerman: SHBA po mposhtet nga Irani në tryezën e b...
Sot vazhdon seanca për zgjedhjen e presidentit
E marte me diell dhe vranësira