Sot janë zhvilluar pesë ndeshje në Superligën e Kosovës në kuadër të javës së 32-të, ku përveç derbit për titull mes Gjilanit dhe Ballkanit, u luajtën edhe ndeshjet tjera për mbijetesë.
Trepça ’89 ka marr fitore të madhe në luftën për mbijetesë duke fituar si mysafir i Feronikelit me rezultat 2-1.
Golit të Harmon, iu kundërpërgjigjën Traore dhe Rrahmani.
Prishtina në anën tjetër e ka mposhtur Flamurtarin me rezultat 3-0, në një ndeshje ku golat u shënuan në fund nga Vitija, Korenica dhe Uka.
Llapi e ka mposhtur Ferizajn me rezultat 2-1, ku me këtë fitore llapanasit siguruan mbijetesën.
Në ndeshjen e fundit Dukagjini ka mposhtur Vushtrrinë me rezultat 2-1. /Telegrafi/
Përzgjedhësi i Turqisë përballet me presione lidhur me forma...
Ukrainë – Shqipëri, dalin në shitje biletat
Goditet sërish terminali kyç i Rusisë për eksporte të naftës
Shqetësimi i Papa Leoni XIV: Mos përdorni fenë për të justif...
Haradinaj kujton viktimat e Masakrës së Belegut: Shteti që e...
Mbi 2 mijë pacientë në pritje për stentim në QKUK