Trepça ’89 dhe Ballkani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Kampioni i Kosovës është mysafir i “Minatorëve” në takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin “Riza Lushta” me fillim nga ora 13:00.
Ekipi i Ilir Dajës vjen nga dy fitore radhazi në sezonin pranveror dhe synon të tretën për ta rikthyer pozitën e parë dhe për t’i ikur Dritës me tri pikë.
Në anën tjetër, vendasit e Shpëtim Idrizit vijnë nga një humbje nga Llapi dhe duan t’i kthehet rezultateve pozitive për të shmangur pozitat që e rrezikojnë rënien.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Trepça ’89: Kaqiu; Amawrolna, Mashau, Haliti, Muja; Peci, Nimani, Rrahmani, Gashi; Fatty, Adu-Kwaw
Ballkani: Frashëri; Ar.Thaqi, Jashanica, As.Thaqi, Potoku; Emerllahu, Kuc; Korenica, Zyba, Gripshi; Rrahmani;
Haxhiu e thërret mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit
“250 mijë euro dhuratë”, Granit Plava jep detaje shokuese rr...
Mësohet ngjyra e fanellës, që Kosova e bartë sonte ndaj Sllo...
IHMK paralajmëron erëra të forta në Kosovë
Fillon mbledhja e Kryesisë së PDK-së
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fush...