Shkodran Mustafi shënoi golin e tij të dytë në Premierë Ligë këtë sezon në fitoren e Arsenalit kundër Crystal Palaces mbrëmjen e kaluar.
Fituesit i Kampionatit Botëror ishte në pozitën e duhur dhe në kohën e duhur kur goditja nga Alexandre Lacazette u rikthye nga portieri Julian Speroni, transmeton portali arbresh.info.
“Tregova instinktin tim të sulmuesit këtu! Isha i lumtur që shënova dhe ishte e rëndësishme për të kaluar në epërsi sepse kur vini në vendet si këto dhe jeni 1 me 0 në disavantazh, loja bëhet edhe më e vështirë. Ishte e rëndësishme për të kaluar në epërsi të parët dhe mendoj se ishte gjëja kryesore”, ka thënë Mustafi për golin e tij të parë në ndeshjet si mysafirë.
Ndeshja ndaj Crystal Palaces ishte e dyta radhazi për Mustafin pas rikthimit nga lëndimi që pësoi në ndeshjen në fillim të muajit kundër Manchester United.
Goli i parë sezonal nga Mustafi ishte realizuar në fitoren 2 me 0 të Arsenalit kundër Tottenhamit./arbresh.info/
Realizohen 46 inspektime, ndalohet puna në 17 vendpunishte t...
Rregulli i ri pritet t’i ‘sakatojë’ futbollistët që mbulojnë...
Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për pe...
Reuters: Kosova në kulm të krizës politike
Kur mund të mbahen zgjedhjet e reja në Kosovë?
Abdixhiku: Ne Vjosën nuk e shohim si kuorum, por si presiden...